Kina dhe Franca zhvillojnë dialogun strategjik

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ,bashkëkryesoi në Pekin Dialogun e 24-të Strategjik Kinë-Francë me Emmanual Bonne ,këshilltar diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Bonne. Të dyja palët zhvilluan shkëmbime mbi marrëdhëniet kino-franceze dhe kino-europiane dhe ranë dakord të luajnë rolin e dialogut strategjik, si dhe të nxitin zhvillimin e marrdhënieve të dy vendeve në nivelin […]

Nëntor 1, 2023 - 13:35
 0
Kina dhe Franca zhvillojnë dialogun strategjik

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ,bashkëkryesoi në Pekin Dialogun e 24-të Strategjik Kinë-Francë me Emmanual Bonne ,këshilltar diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Bonne.

Të dyja palët zhvilluan shkëmbime mbi marrëdhëniet kino-franceze dhe kino-europiane dhe ranë dakord të luajnë rolin e dialogut strategjik, si dhe të nxitin zhvillimin e marrdhënieve të dy vendeve në nivelin e lartë dhe të përballojnë së bashku sfidat globale.

Kina dhe Franca si vende të mëdha të pavarura duhet të zbatojnë përgjegjesinë e veta. Me drejtimin e unanimiteteve të arritura nga liderët e dy vendeve, të zbatojnë respektimin reciprok, bashkëpunimin me leverdi reciproke, shkëmbimet dhe të krijojnë marrëdhëniet e partnerit strategjik përgjithfshirës, të qëndrueshëm dhe dinamik të iniciative, tha Wang.

Marrëdhëniet pozitive midis Kinës e Francës do të nxitin zhvillimin e qëndrueshëm të midis Kinës e Evropës dhe bashkimin e zhvillimin e komunitetit ndërkombëtar.

Wang tha se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të ndjekur mirëkuptimet e përbashkëta të rëndësishme të të dy krerëve të shteteve, për të çimentuar mbështetjen publike, për të çliruar vazhdimisht potencialin e bashkëpunimit në epokën pas pandemisë, për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik dhe për të nxitur marrëveshjen gjithëpërfshirëse dypalëshe dhe të çojnë partneritetin strategjik në një nivel të ri.
Nga ana e tij, Emmanuel Bonne u shpreh se Franca i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe rolit të luajtur nga Kina në botë. Franca ka besim në ekonominë e Kinës dhe nuk dëshiron të kufizojë zhvillimin e saj, tha ai.

Lidhur me marrëdhëniet kino-europiane, Wang u shpreh se Kina dhe Europa janë parnerë, dhe jo rivalë dhe interesat e përbashkëta janë më të mëdha se mosmarrëveshjet.

Pala kineze mendon se BE-ja është një pjesë e rëndësishme e botës shumëpalëshe dhe marrëdhëniet e dy palëve kanë tendencë të fortë.

Shpresohet se BE-ja duhet të zhvillojë në mënyrë konkrete bashkëpunimin me Kinën dhe të shmangë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të nxitë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Bonne u shpreh se Franca bën përpjekje të nxitë bashkëpunimin midis BE-së dhe Kinës. BE-ja dhe Kina mund të forcojnë bashkërëndimin në problemet ndërkombëtare duke shfaqur të dyja palët një rol të rëndësishëm në botë.
Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi krizën e Ukrainës, konfliktin Palestinë- Izrael, ndryshimin e klimës, inteligjencën artificiale etj , shkruan CMG.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.