Kina forcon përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në rajonet e goditura nga përmbytjet
Fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, tajfunet dhe rreshqitjet e dheut, kanë prekur më shumë se 16 milionë persona në Kinë, duke shkaktuar 147 viktima ose të zhdukur. Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë natyrore arritën në 41.18 miliardë juanë (rreth 5.74 miliardë dollarë) gjatë muajit korrik, më e rënda e këtij viti, sipas Ministrisë së […]
Fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, tajfunet dhe rreshqitjet e dheut, kanë prekur më shumë se 16 milionë persona në Kinë, duke shkaktuar 147 viktima ose të zhdukur. Humbjet e drejtpërdrejta ekonomike nga fatkeqësitë natyrore arritën në 41.18 miliardë juanë (rreth 5.74 miliardë dollarë) gjatë muajit korrik, më e rënda e këtij viti, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kinës
Njëkohësisht, 703 mijë persona u zhvendosën me urgjencë nga vendbanimet e tyre. Fatkeqësitë shkaktuan gjithashtu shembjen e 4.300 shtëpive, dëmtime të rënda të 8.400 të tjerave dhe dëme të vogla për afro 40 mijë banesa shkruan CMG.Sipas ministrisë, rreth 3.134 mijë hektarë tokë bujqësore janë ndikuar nga fatkeqësitë.
Departamenti i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës në Kinë ka dërguar 10 ekipe për të ndihmuar punën e shpëtimit dhe ndihmës në rajonet e goditura nga përmbytjet në veri dhe verilindje të vendit. Sipas departamentit, 10 ekipet po ndihmojnë autoritetet lokale në kontrollin dhe shpëtimin nga përmbytjet në Pekin, provincën Hebei dhe qytetin Tianjin të Kinës Veriore, si dhe provincat Jilin dhe Heilongjiang të Kinës Verilindore. Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar edhe ekipe profesioniste të shpëtimit në zonat më të prekura.
Departamenti kinez i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës i Kinës vendosi mbajtjen e vazhdueshme të Nivelit II për reagimin emergjent në Tianjin e Hebei dhe të Nivelit III në Pekin, Jilin dhe Heilongjiang. Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele për kontrollin e përmbytjeve, ndërsa niveli I është më i rëndi.
Përveç kësaj, Kina caktoi të premten një investim shtesë prej 100 milionë juanësh (rreth 14 milionë dollarë) nga buxheti qendror për qytetin Tianjin dhe provincën Hebei, tha planifikuesi kryesor ekonomik i vendit. Fondi do të përdoret për restaurimin dhe rindërtimin emergjent të infrastrukturës dhe objekteve thelbësore të shërbimit publik, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës
Ministria e Financave dhe ajo e Burimeve Ujore njoftuan gjithashtu të premten se do të ofrojnë 450 milionë juanë (rreth 63 milionë dollarë) për të mbështetur restaurimin pas katastrofës në Pekin, Tianjin dhe Hebei.
What's Your Reaction?