Kina, masa të reja lehtësuese për vizitorët e huaj

Administrata Kombëtare e Imigracionit e Kinës njoftoi të enjten masa të reja për të lehtësuar ardhjen e të huajve në Kinë për biznes, studim dhe turizëm, duke përfshirë lehtësimin e kushteve të aplikimit për viza citon CMG. Të huajt që kanë nevojë urgjente për të bërë biznes, shkëmbime, investime dhe veprimtari të tjera jodiplomatike dhe […]

Janar 11, 2024 - 16:04
 0
Kina, masa të reja lehtësuese për vizitorët e huaj

Administrata Kombëtare e Imigracionit e Kinës njoftoi të enjten masa të reja për të lehtësuar ardhjen e të huajve në Kinë për biznes, studim dhe turizëm, duke përfshirë lehtësimin e kushteve të aplikimit për viza citon CMG.
Të huajt që kanë nevojë urgjente për të bërë biznes, shkëmbime, investime dhe veprimtari të tjera jodiplomatike dhe jozyrtare, por nuk janë në gjendje të marrin vizë jashtë vendit në kohë, mund të aplikojnë për një vizë në mbërritje për të hyrë në Kinë duke u paraqitur dokumentet përkatëse autoriteteve të pikave të hyrjes, tha administrata në një konferencë shtypi.

Të huajt mund të kalojnë tranzit nëpërmjet nëntë aeroporteve ndërkombëtare të përcaktuara në Kinë pa kaluar nëpër procedurat e imigracionit për deri në 24 orë, tha administrata, duke shtuar se udhëtarët me fluturime ndërkombëtare lidhëse brenda 24 orësh mund të kalojnë tranzit nëpërmjet çdonjërit nga këto aeroporte në një vend apo rajon të tretë pa kaluar nëpërmjet procedurave të emigracionit dhe të gëzojnë tranzit pa viza.
Të huajt që janë në Kinë për një periudhë të shkurtër kohe për veprimtari jodiplomatike dhe jozyrtare mund të aplikojnë për zgjatje apo zëvendësim vize nga administrata vendore e hyrje-daljeve e organit të sigurisë publike në qoftë se kanë arsye të ligjshme për të vazhduar të qëndrojnë në Kinë, sipas administratës.

Të huajt në Kinë që kanë nevojë të hyjnë dhe dalin nga vendi shumë herë për arsye të ligjshme mund të aplikojnë për një vizë me shumë hyrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim do të pakësohen gjithashtu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.