Kina njofton masa për zgjerimin e hapjes së sektorit të shërbimeve

Kina do të hapet më gjerë në fusha të tilla shërbimesh si telekomunikacioni, turizmi, drejtësia dhe aftësia profesionale. Për ta bërë mjedisin e saj të zhvillimit më të hapur dhe gjithëpërfshirës, Kina do të zgjerojë rrjetin e orientuar globalisht të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta dhe do të angazhohet në mënyrë […]

Shtator 2, 2023 - 14:59
 0
Kina njofton masa për zgjerimin e hapjes së sektorit të shërbimeve

Kina do të hapet më gjerë në fusha të tilla shërbimesh si telekomunikacioni, turizmi, drejtësia dhe aftësia profesionale.

Për ta bërë mjedisin e saj të zhvillimit më të hapur dhe gjithëpërfshirës, Kina do të zgjerojë rrjetin e orientuar globalisht të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta dhe do të angazhohet në mënyrë aktive në bisedimet për listën negative për tregtinë e shërbimeve dhe investimeve.

Presidenti Xi Jinping njoftoi një seri masash për zgjerimin e hapjes së sektorit të shërbimeve gjatë mbajtjes së videofjalimit të tij për Samitin e Tregtisë Globale në Shërbime të Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë në Shërbime (CIFTIS) 2023

Zona e integruar kombëtare e demonstrimit të Kinës për hapje më të madhe në sektorin e shërbimeve si dhe zonat pilot të pranueshme të tregtisë së lirë dhe porti i tregtisë së lirë do të jenë të parat që do të harmonizojnë politikat e tyre me rregullat e standardeve të larta ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare, shkruan CMG

Vlera tregtare e shërbimeve të Kinës u rrit 8.1 për qind nga viti në vit për të arritur në 3.67 trilion juanë (rreth 511.2 miliardë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë

Me temën “Hapja udhëheq zhvillimin, bashkëpunimin dhe të ardhmen me përfitime të ndërsjella”, “CIFTIS 2023” po mbahet në Pekin nga 2 deri më 6 shtator dhe përmban mbi 200 aktivitete të ndryshme, duke përfshirë forume, negociata dhe samite.
Në panair marrin pjesë gjithsej 83 vende dhe organizata ndërkombëtare. Mbi 70 ndërmarrje dhe institucione të njohura po shfaqin arritjet e tyre dhe më shumë se 2.400 kompani po marrin pjesë në ekspozita ofllajn.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.