Kina nuk e le të qetë Tajvanin, dhjetëra avionë e anije përreth ishullit

Nuk ka të ndaluar presioni i Pekinit ndaj Tajvanit, i cili është shtuar edhe më shumë në ditët e fundit me manovrat që ushtria kineze po mban ne Detin e Kinës së Veriut. Sipas raportimeve që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes më shumë se 38 avionë, 7 anija luftarake dhe 4 njësi të rojës bregdetare […]

Maj 30, 2024 - 08:40
 0
Kina nuk e le të qetë Tajvanin, dhjetëra avionë e anije përreth ishullit

Nuk ka të ndaluar presioni i Pekinit ndaj Tajvanit, i cili është shtuar edhe më shumë në ditët e fundit me manovrat që ushtria kineze po mban ne Detin e Kinës së Veriut.

Sipas raportimeve që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes më shumë se 38 avionë, 7 anija luftarake dhe 4 njësi të rojës bregdetare kineze rrethuan ishullin një ditë më parë, madje pati dhe raste të shkeljes së hapësirës ajrore.

Për këtë arsye, njofton Ministria e Mbrojtjes, forcat tajvaneze kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë monitoruar situatën për të qenë të gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.