Kina raporton konsum të lartë gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2024

Pushimet e Vitit të Ri 2023 të banorëve kinezë përfunduan të hënën, me një paraqitje të jashtëzakonshme të sektorit të konsumit, ku spikati lulëzimi i udhëtimeve dhe veprimtarive të shpenzimit. Gjithsej 135 milionë udhëtime brenda Kinës janë realizuar gjatë pushimeve treditore, 155.3% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, […]

Janar 3, 2024 - 11:58
 0
Kina raporton konsum të lartë gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2024

Pushimet e Vitit të Ri 2023 të banorëve kinezë përfunduan të hënën, me një paraqitje të jashtëzakonshme të sektorit të konsumit, ku spikati lulëzimi i udhëtimeve dhe veprimtarive të shpenzimit.

Gjithsej 135 milionë udhëtime brenda Kinës janë realizuar gjatë pushimeve treditore, 155.3% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kinës. Të ardhurat nga turizmi arritën në 79.73 miliardë juanë (11.17 miliardë dollarë), tre herë më shumë se në pushimet e Vitit të Ri 2023.

Tregu i udhëtimeve ndërkufitare gjithashtu lulëzoi gjatë festës. Rreth 5.18 milionë kalime kufitare u kryen, duke shënuar një rritje gati pesëfish, bëri të ditur të martën Administrata Kombëtare e Imigracionit. Rezervimet për udhëtime jashtë shtetit u rritën 388 % në “Ctrip”, një prej platformave më të mëdha elektronike që ofrojnë shërbime turistike në Kinë.

Pajisjet inteligjente shtëpiake, ushqimet dhe pijet, si dhe veshjet tradicionale ishin ndër produktet më të shitura gjatë festës. Sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, bizneset e shitjes me pakicë dhe ato të hotelerisë regjistruan një rritje prej 11%.

Ndërkohë, të ardhurat nga biletat e kinemave arritën vlerën rekord prej rreth 1.53 miliardë juanësh, sipas Administratës së Filmit të Kinës. Kjo shifër e ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 1.3 miliardë juanësh në pushimet e Vitit të Ri 2021.

Ka pasur gjithashtu një mëkëmbje të vazhdueshme në konsumin e shërbimeve, me një rritje të vrullshme në udhëtime, hoteleri e argëtim, tha Hong Yong, studiues në departamentin e studimit të tregtisë elektronike pranë Ministrisë së Tregtisë.

Ai shtoi se krahas rritjes së mëtejshme të ekonomisë dhe zbatimit të masave e politikave mbështetëse, pritet të ketë më shumë pika të reja konsumi, duke nxitur një rimëkëmbje edhe më të fortë në këtë sektor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.