Kinë, mbështetje më e fortë financiare për ekonominë private

Autoritetet kineze shpallën të hënën një sërë masash për të ofruar shërbime të mëtejshme financiare për kompanitë private, si pjesë e përpjekjeve për nxitjen e rritjes. Kina do të japë më shumë burime financiare për mikrondërmarrjet, ndërmarrjet e vogla e të mesme private, si edhe ato të përfshira në industritë me teknologji intensive, sektorët e […]

Nëntor 27, 2023 - 17:02
 0
Kinë, mbështetje më e fortë financiare për ekonominë private

Autoritetet kineze shpallën të hënën një sërë masash për të ofruar shërbime të mëtejshme financiare për kompanitë private, si pjesë e përpjekjeve për nxitjen e rritjes.

Kina do të japë më shumë burime financiare për mikrondërmarrjet, ndërmarrjet e vogla e të mesme private, si edhe ato të përfshira në industritë me teknologji intensive, sektorët e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni etj., sipas një deklarate të publikuar së bashku nga 8 institucione shtetërore të kryesuara nga Banka Popullore e Kinës shkruan CMG.

Institucioneve bankare dhe financiare u kërkohet të vendosin objektiva të përvitshëm shërbimesh për bizneset private, të rritin peshën e bizneseve që u shërbejnë ndërmarrjeve private në vlerësimin e rezultateve të institucioneve dhe të rritin gradualisht përqindjen e kredive të ofruara për ndërmarrjet private, sipas kësaj deklarate.

Dokumenti thekson edhe lehtësimin e qasjes në kanalet financiare që përfshijnë kreditë, obligacionet e aksionet, si edhe nxit përpjekjet për mbështetjen e aplikuesve për herë të parë për kredi, për të zgjeruar vëllimin e financimit me bono të ndërmarrjeve private, për të inkurajuar investitorët institucionalë që të përfshijnë bonot korporative të firmave private dhe për të mbështetur firmat private në regjistrimin në bursë, si edhe në bashkimet e blerjet.

Gjithashtu, do të përdoret një ndërthurje e mjeteve të politikës monetare, stimujve fiskalë dhe mbështetjes me sigurime për të mobilizuar vullnetin e institucioneve financiare për t’u shërbyer firmave private.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.