Kinë, veshjet që dëmtojnë shpirtin e kombit do të ndalohen me ligj

Ae dëmton ndjenjën kombëtare të Kinës veshja e një kravate apo kimono?   Projektligji që ndalon të folurin dhe veshjen “të dëmshme për

Shtator 7, 2023 - 12:00
 0
Kinë, veshjet që dëmtojnë shpirtin e kombit do të ndalohen me ligj

Ae dëmton ndjenjën kombëtare të Kinës veshja e një kravate apo kimono?

 

Projektligji që ndalon të folurin dhe veshjen “të dëmshme për shpirtin e popullit kinez” shkakton diskutim në Kinë.

 

Ligji i veshjeve qe parashikon gjoba dhe burgim nese personat shpallen fajtorë për veshjen e rrobave dhe simboleve që “minojnë shpirtin ose lëndojnë ndjenjat e kombit kinez”,ka ndezur debat në mediat sociale dhe mes juristëve .

 

Ndonese, sikurse raportohet nga BBC, propozimi ende nuk specifikon se çfarë përbën shkelje.

 

Projekligji eshtë pjesë e një sërë ndryshimesh dhe reformash në ligjet e sigurisë publike të shpallura së fundmi nga Pekini.

 

Klauzolat e diskutueshme parashikojnë që njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin rroba dhe simbole që “minojnë shpirtin ose lëndojnë ndjenjat e kombit kinez” mund të ndalohen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri në 5,000 juanë (rreth 635 euro).

 

Të njëjtat sanksione mund të zbatohen ndaj atyre që shpërndajnë artikuj ose fjalime po aq të dëmshme për ndjenjën kombëtare, duke përfshirë “fyerje, shpifje ose ofendim ndaj emrave të heronjve dhe martirëve vendas”, si dhe akte vandalizmi ndaj statujave të tyre përkujtimore.

 

Në vitin 2019, Partia Komuniste e Kinës e Presidentit Xi Jinping nxori “udhëzime morale” që përfshijnë direktiva se si të jesh i sjellshëm, të udhëtosh me një gjurmë më të ulët të karbonit dhe të kesh “besim” te zoti Xi dhe partia./ Ansa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.