“Kisha borxhe për të shlyer”/ U kap me heroinë dhe kokainë, 21 vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 5 vite burg: Ja si u mbrojt në gjykatë

Një i ri shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap teksa transportonte kokainë dhe heroinë që kapte një vlerë deri në 200 mijë paund. Bëhet fjalë për Edlir Gjokën, 21 vjeçarin i cili kishte mbërritur në Britani të Madhe ilegalisht në janar të vitit 2023 dhe vetëm 3 muaj më vonë ra […]

Mars 16, 2024 - 16:05
 0
“Kisha borxhe për të shlyer”/ U kap me heroinë dhe kokainë, 21 vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 5 vite burg: Ja si u mbrojt në gjykatë

Një i ri shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap teksa transportonte kokainë dhe heroinë që kapte një vlerë deri në 200 mijë paund.

Bëhet fjalë për Edlir Gjokën, 21 vjeçarin i cili kishte mbërritur në Britani të Madhe ilegalisht në janar të vitit 2023 dhe vetëm 3 muaj më vonë ra pre e kriminelëve që e përfshinë në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Ai u kap teksa drejtonte një automjet të marrë me qira dhe me vete kishte 635 paund. Gjatë kontrollit iu gjetën 2 paketime me kokainë që peshonin më shumë se 1 kg. Gjithashtu u gjet edhe 1 kg kokainë.

Avokati i shqiptarit tha se i riu u kishte borxh personave që e kishin ndihmuar të hynte ilegalisht në vend, duke theksuar se 21 vjeçari nuk kishte ardhur në Britani të Madhe me qëllim që të përfshihej në skemën e trafikut të drogës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.