“Kisha frikë, ishte vrasja ime e parë…”! Tafani zbulon porosinë e Haxhiut për eliminimin e biznesmenit

Cano ka treguar objektivin dhe vendndodhjen e tij. Dyqani i Çajup Selimit ndodhej në afërsi të bustit të Ali Pashës, ndërsa shtëpia në katin e fundit të një pallati në brendësi të lagjes. Pasi i vëzhguan lëvizjet për disa ditë rresht, në 1 qershor 2021 organizatorët e atentatit janë takuar në Sarandë pikërisht në ditën […]

Nëntor 22, 2023 - 22:00
 0
“Kisha frikë, ishte vrasja ime e parë…”! Tafani zbulon porosinë e Haxhiut për eliminimin e biznesmenit

Cano ka treguar objektivin dhe vendndodhjen e tij. Dyqani i Çajup Selimit ndodhej në afërsi të bustit të Ali Pashës, ndërsa shtëpia në katin e fundit të një pallati në brendësi të lagjes.

Pasi i vëzhguan lëvizjet për disa ditë rresht, në 1 qershor 2021 organizatorët e atentatit janë takuar në Sarandë pikërisht në ditën e ekzekutimit.

“Kur ishim në makinë të gjithë bashkë Golja më dha një pistoletë nga ato me fishekë të vegjël 7,65 mm që kishte dhe silenciator. Ma vuri në brez. Golja ishte shumë i entuziazmuar, kurse unë isha në shumë stres sepse e kisha për herë të parë dhe kisha frikë”, tha Tafani.

Nga vëzhgimi që i kishin bërë viktimës kishin zbuluar se ai kthehej nga dyqani për në shtëpi në këmbë. Në raste të caktuara, kthehej së bashku me një fqinjin e tij me autoveturë. Ata i ndanë detyrat duke lënë Golen që ta survejonte, pasi të mbyllte dyqanin. I penduari Tafani e priste afër pallatit. Ata komunikonin me njëri tjetrin me aplikacionin Signal.

“Makina kishte ndalur tek hyrja e 4 e pallatit dhe Çajupi po vinte për tek hyrja e parë ku kishte edhe banesën kur më pa mu duk sikur dyshoi sepse e mori kthesën si më gjatë. Unë në atë moment ula maskën e covidit dhe e përshëndeta duke i buzëqeshur. Në dorë kisha telefonin dhe po bëja sikur po flisja. Kur Çajupi hyri në pallat ju vura mbrapa. Kur ai po ngjiste shkallët unë kam nxjerrë armën dhe e qëllova ng apas afër pjesës që i korrespodonte zemrës. Ai sikur u kthye pak nga unë, aty kam qëlluar edhe dy fishekt që kisha. Një nga të cilët e ka kapur po në trup ndërsa një plumb ka kapur te muri i një banese”, rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Pas kësaj vrasje, ai rrëfen me detaje se si është larguar dhe kush e ka ndihmuar për të humbur gjurmët. Tafani ka vrapur drejt rrugës së lumit Vjosë ku e kishte lënë që të takohej me bashkëpuntorin e tij Ligor Romaçka. Më pas, i penduari thotë se e ka takuar një burrë i panjohur që i është prezantuar si xhaxhai i Erisiano Abedinit, i njohur me nofkën Cano. Personi i panjohur e ka marrë në shtëpinë e tij.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.