Kishin kryer më shumë se 70 grabitje në Spanjë, shkatërrohet banda e dhunshme e drejtuar nga ish-ushtaraku shqiptar

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup grabitësish të drejtuar nga një ish-ushtarak shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, banda kishte arritur

Janar 26, 2024 - 18:33
 0
Kishin kryer më shumë se 70 grabitje në Spanjë, shkatërrohet banda e dhunshme e drejtuar nga ish-ushtaraku shqiptar

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup grabitësish të drejtuar nga një ish-ushtarak shqiptar.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, banda kishte arritur të kryente 71 grabitje në zonën e Costa del Sol ku synimi ishin shtëpitë dhe vilat luksoze, shumica e tyre në zonat luksoze të banimit të Marbella.

Gjatë sulmit të tyre në grabitje nuk ka munguar ash dhuna dhe as presioni ndaj banorëve. Banda studionte çdo objektiv në detaje, mundësisht në zonat ngjitur me fushat e golfit për të pasur më shumë mundësi kur të iknin.

Janë gjashtë të arrestuar, mes tyre drejtuesi, një shtetas shqiptar “i trajnuar si ushtarak”, i cili merrte pjesë aktive në çdo grabitje dhe mbante gjithmonë një armë zjarri në brez, siç u raportua në një konferencë për shtyp nga Policia Kombëtare.

Katër nga sulmet po hetohen si grabitje me dhunë apo kanosje, pasi janë zbuluar nga banorët. Operacioni “Western” kulmoi me gjysmë duzinë kërkimesh në pjesë të ndryshme në Fuengirola, Malaga, Mijasdhe Torremolinos. Gjatë tyre, agjentët sekuestruan 169 bizhuteri, ora, çanta dhe sende të tjera të markave të njohura, përveç elementeve që përdornin në sulme. Janë sekuestruar një pistoletë, një armë gjahu, pajisje transmetimi, veshje të tilla si çizme, kapuç dhe doreza, një hanxhar të madh dhe sende të tjera. Janë sekuestruar edhe 8700 euro cash.

Hetimet e para filluan pasi zbuluan një numër të madh grabitjesh në shtëpitë në Marbella që kishin të njëjtin model. Autorët kanë përdorur mjete specifike për të hapur dyer, dritare apo kasaforta. Zonat e tyre të preferuara ishin shtëpitë dhe objektet pranë fushave të golfit, veçanërisht në zonat e Artola dhe Río Real.

Puna e policisë bëri të mundur identifikimin e disa anëtarëve të rrjetit, duke bërë të mundur njohjen e mjeteve materiale që përdornin, përfshirë edhe makinat e përdorura në udhëtimin e tyre, kryesisht të marra me qira.

Në fakt, nga hetimet u zbulua se ata kishin bashkëpunimin e një biznesmeni spanjoll, i cili drejtonte një biznes të blerjes dhe shitjes së automjeteve në kryeqytetin e Malagës. Puna e tyre ishte furnizimi i makinave që nuk u ishte ndryshuar ende pronësia ose me dokumentacion të falsifikuar dhe pa asnjë lloj kontrate, gjë që vështirësonte hetimet.

Stërvitja e tyre ushtarake i lejoi ata të përdornin masat e sigurisë personale dhe kundër mbikëqyrjes, si kur udhëtonin në këmbë ashtu edhe me automjet, me manovra në kthesë të kundërt ose ndalesa të paparashikuara.

Kur erdhi puna për ndarjen e detyrave, udhëheqësi mori përsipër planifikimin dhe studimin e të gjitha veprimeve të grupit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.