Kishte bërë gati “të bardhën” për ta shitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Një 49-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen. Policia

Shkurt 23, 2024 - 10:27
 0
Kishte bërë gati “të bardhën” për ta shitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Një 49-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar sasi kokaine që iu gjetën të arrestuarit, në automjet dhe në banesë, 1 peshore elektronike, celulari i tij dhe automjeti që përdorte për shpërndarjen e dozave.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, për një rast të shitjes në doza të kokainës, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kapën në flagrancë dhe arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. U., 49 vjeç, banues në fshatin Tregan.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.