Kishte destinacion Shqipërinë, kapet 200 kg drogë në Portin e Pireut, 4 të arrestuar

Mbi 200 kilogramë kokainë është gjetur nga autoritetet në portin e Pireut. Sipas informacioneve të para, droga u gjet në kontejnerë që ishin

Maj 23, 2024 - 10:35
 0
Kishte destinacion Shqipërinë, kapet 200 kg drogë në Portin e Pireut, 4 të arrestuar

Mbi 200 kilogramë kokainë është gjetur nga autoritetet në portin e Pireut.

Sipas informacioneve të para, droga u gjet në kontejnerë që ishin nisur nga një shtet i Amerikës Latine dhe kishin destinacion Shqipërinë.

Sipas të njëjtave informacione, kontejnerët në të cilët ishte fshehur droga përmbanin karkaleca të ngrirë. Për këtë rast dyshohet se janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë.

Burime policore thonë se hetimet po vijojnë dhe se po kryhet një operacion, pas informacioneve përkatëse, për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.