Kishte ndërtuar një dhomë të nëndheshme për t’iu fshehur policisë, kapet i kërkuari në Krujë

Një 52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike është arrestuar nga policia e shtetit në Krujë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Shtetasi Ilir Krojë qëndronte prej kohësh i fshehur në banesën e tij, pasi gjykata e ka dënuar me 8 vite burg për kultivim të bimëve narkotike në fshatin […]

Janar 14, 2024 - 11:47
 0
Kishte ndërtuar një dhomë të nëndheshme për t’iu fshehur policisë, kapet i kërkuari në Krujë

Një 52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike është arrestuar nga policia e shtetit në Krujë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Shtetasi Ilir Krojë qëndronte prej kohësh i fshehur në banesën e tij, pasi gjykata e ka dënuar me 8 vite burg për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Nikël.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari, e përdorte për t’u fshehur nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.