Kishte shkuar për piknik me shokët, 19 vjeçari në Dibër bie nga shkëmbi

Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur

Dhjetor 27, 2023 - 20:07
 0
Kishte shkuar për piknik me shokët, 19 vjeçari në Dibër bie nga shkëmbi

Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B, kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.