Kishte shkuar për të festuar me shokët në Korçë, 18-vjeçari hidhet nga nga kati i 9 i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, në ditën e Krishtlindjes. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur kati i 9 i një pallati, në zonën e terminalit të qytetit juglindor. Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçari kishte shkuar në Korçë për të festuar me disa […]

Dhjetor 25, 2023 - 09:05
 0
Kishte shkuar për të festuar me shokët në Korçë, 18-vjeçari hidhet nga nga kati i 9 i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, në ditën e Krishtlindjes. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur kati i 9 i një pallati, në zonën e terminalit të qytetit juglindor.

Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçari kishte shkuar në Korçë për të festuar me disa miq të tij dhe kishin marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.

Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.

Dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit, por mbetet të kryhen verifikimet përkatëse nga ana e mjekëve ligjorë për ta përcaktuar këtë detaj.

Sakaq, efektivë të policisë së Korçës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan 18-vjeçarin drejt vetëvrasjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.