“Kishte shumë borxhe”, Zeka: Si abuzoi Naim Murseli me emrin e Behgjet Pacollit. Ja mesazhet e tij

Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli. Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi de ky i fundit kishte shumë para borxh duke theksuar se këtë gjë e ka […]

Dhjetor 7, 2023 - 16:00
 0
“Kishte shumë borxhe”, Zeka: Si abuzoi Naim Murseli me emrin e Behgjet Pacollit. Ja mesazhet e tij

Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi de ky i fundit kishte shumë para borxh duke theksuar se këtë gjë e ka me fakte ndërsa përmendi dhe rastin e një amerikani.

Gjithashtu ai tha se sipas informacioneve që ka Naim Murseli ka përfituar shumë duke qenë se ka qenë në krah të Behgjet Pacolli.

“Diçka e di të sigurt dhe kam mesazh që ky njeri ju ka kërkuar shumë njerëzve para borxh. Kam mesazhrt e një amerikani ku Naimi i thotë mi gjejë 8 mijë euro borxh dhe më pas të kthejë 12 mijë. Më kanë thënë shumë njerëz, nga Zvicra.

Stocholm dhe një biznesmen shumë i fuqishëm në Kosovë që thonë se ky njeri ka abuzuar me emrin e Behgjet Pacollit dhe jam i bindur se Naimi ka qenë shkaktari kryesor i armiqësimit të Bexhet Pacollit me shumë njerëz. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam refuzuar atë njeri që të ulet në tavolinën time sa herë që shkoja të takoja Pacollin”-tha Zeka./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.