“Kjo drejtësi nuk pyet”/ Rama flet për hetimin e Ahmetajt: Ish-zëvendësi im në kërkim…!
Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë të mërkurë një interviste për televizionin grek ERT, ku foli për ligjin e luftës, çështjen “Beleri”, e deri tek marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Mes të tjerave shefi i qeverisë foli dhe për institucionet e drejtësisë, duke thënë se nuk ndërhyn në punët e SPAK, ndërsa ka sjellë […]
Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë të mërkurë një interviste për televizionin grek ERT, ku foli për ligjin e luftës, çështjen “Beleri”, e deri tek marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Mes të tjerave shefi i qeverisë foli dhe për institucionet e drejtësisë, duke thënë se nuk ndërhyn në punët e SPAK, ndërsa ka sjellë në vëmendje dhe rastin e shpalljes në kërkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai theksoi se shumë zyrtarë të lartë, pjesë e PS-së ndodhen në kërkim dhe në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme.
“Së pari, që në momentin kur SPAK, Prokuroria jonë speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar futet në një proces zyrtarisht, gjithmonë unë, qeveria ime, partia që unë drejtoj, pra shumica parlamentare e Shqipërisë bën të njëjtën gjë, ekzakt të njëjtën gjë, siç kemi bërë dhe në këtë rast.
I referohemi vetëm drejtësisë sovrane për të bërë drejtësi dhe nuk interferojmë në asnjë formë dhe përmes asnjë rruge, qoftë publikisht, qoftë jo publikisht në punën e saj. Sepse ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe sot kjo drejtësi nuk është në aktin e vetë të parë me zotërinë për të cilin është shqetësuar Athina zyrtare, por ky është njëri nga hallkat e zinxhirit të krijuar të këtyre akteve të goditjes së problemeve me të cilat ajo merret të njerëzve shumë pranë pushtetit.
Sot ish zëvendësi im është në kërkim. Janë 4 apo 5 kryetarë bashkish të Partisë Socialiste që janë në paraburgim, në pritje të daljes në gjyq për të njëjtën arsye: Vullnetin e kësaj drejtësie për të goditur pa parë se çfarë ngjyre ka, se afër kujt është apo se kë po lëndon nga pikëpamja politike apo nga pikëpamja financiare.”- është shprehur Rama./m.j
What's Your Reaction?