Klevis Qose emërohet në krye të Drejtorisë së Burgjeve
Klevis Qose është emëruar në krye të Drejtorisë së Burgjeve dhe pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Klevis Qose është emëruar në krye të Drejtorisë së Burgjeve dhe pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB së burgjeve.
Klevis Qose vjen pas një karriere të gjate në Policinë e Shtetit, ndërsa është i dekoruar për lufte kundër terrorizmit.
Ai pason në detyrë Admir Abrijan, i cili u dorëhoq muajin e kaluar. Dorëheqja e tij erdhi pas ngjarjes së 15 dhjetorit të vitit të shkuar, ku i dënuari përjetë, Sokol Mjacaj, qëlloi me armë për vdekje brenda burgut të sigurisë së lartë një tjetër të dënuar. Bëhet fjalë për vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e një tjetër të dënuari, Indrit Shaqja./vizionplus.tv
What's Your Reaction?