Klientët hidhen nga dritaret e sallës së bilardos, raportohet për viktima dhe të plagosur

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që u regjistruan në orën 23:00 të mbrëmjes së të hënës në një sallë bilardoje në Prato të Italisë. Sipas mediave vendase, një burrë ka hyrë në sallën e lojërave duke qëlluar fillimisht me armë dy prej personave që ndodheshin aty, […]

Shtator 26, 2023 - 19:45
 0
Klientët hidhen nga dritaret e sallës së bilardos, raportohet për viktima dhe të plagosur

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që u regjistruan në orën 23:00 të mbrëmjes së të hënës në një sallë bilardoje në Prato të Italisë.

Sipas mediave vendase, një burrë ka hyrë në sallën e lojërave duke qëlluar fillimisht me armë dy prej personave që ndodheshin aty, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy personat e gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri në kokë janë shtetas kinezë, të dy rreth 40 vjeç.
Tre persona të tjerë, të gjithë shtetas kinezë, u transportuan në spital pasi në panik u hodhën nga dritarja e sallës së bilardos ku ndodhën të shtënat dhe pësuan lëndime.

Klientët e tjerë janë larguar menjëherë, ndërsa në vendngjarje ka ndërhynë policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.