Klubi brazilian shkarkon trajnerin e njohur argjentinas

Skuadra braziliane, Flamengo, ka njoftuar shkarkimin e trajnerit argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili mbërriti në Rio de Zhaneiro vetëm pesë muaj më parë. Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e humbjes në finalen e Kupës së Brazilit ndaj Sao Paulos (0-1, 1-1). “Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të drejtojnë më skuadrën […]

Shtator 29, 2023 - 18:20
 0
Klubi brazilian shkarkon trajnerin e njohur argjentinas

Skuadra braziliane, Flamengo, ka njoftuar shkarkimin e trajnerit argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili mbërriti në Rio de Zhaneiro vetëm pesë muaj më parë.

Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e humbjes në finalen e Kupës së Brazilit ndaj Sao Paulos (0-1, 1-1).

“Zoti Jorge Sampaoli dhe stafi i tij nuk do të drejtojnë më skuadrën kuqezi”, specifikoi klubi Carioca në llogarinë e tij në Twitter, duke i uruar trajnerit argjentinas “fat të mirë” për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

Kontrata e Sampaolit skadon në fund të vitit 2024 dhe, sipas medieve vendase, Flamengo duhet t’i paguajë atij 1.8 milionë euro dëmshpërblim.

Sipas të njëjtave burime, klubi i Rios tani po kërkon të marrë Titen, ish-trajnerin e Brazilit.

Kohët e fundit, situata te Flamengo ishte mjaft e tensionuar, aq sa ultrasit e skuadrës e kërcënuan zëvendëspresidentin me vrasjen e vajzës së tij në rast se nuk do të largonte Sampaolin dhe sulmuesin Gabigol.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.