Klubi i Serie A hedh në gjyq sulmuesin: Na prishi imazhin

Klubi i Serisë A, Salernitana, ka hedhur në gjyq sulmuesin e saj Boulaye Dia, me akuzën e prishjes se imazhit të klubit dhe

Mars 13, 2024 - 21:40
 0
Klubi i Serie A hedh në gjyq sulmuesin: Na prishi imazhin

Klubi i Serisë A, Salernitana, ka hedhur në gjyq sulmuesin e saj Boulaye Dia, me akuzën e prishjes se imazhit të klubit dhe uljes së reputacionit, raporton “La Gazzeta dello Sport”.

Trajneri i Salernitanës Liverani, i kërkoi sulmuesit senegalez të futej në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë, në barazimin që skuadra e tij mori me Udinezen në datën 2 mars, gjë që u refuzua nga lojtari.

Kjo gjë ka irrituar drejtuesit e klubit të cilët nuk e kanë lënë me kaq. Sipas raportimeve, klubi e ka çuar çështjen në gjyq duke kërkuar në fillim që lojtarit t’i ulet paga bruto në 50% deri në fund të sezonit aktual.

Gjithashtu drejtuesit e klubit e kanë konsideruar blerjen e lojtarit si dështim. Ata shpenzuan 15 milionë euro në fillim të sezonit për të blerë kartonin dhe tani duan një kompensim. Klubi tenton t’i kërkojë me ligj lojtarit një shumë prej 20 milionë eurosh, për të mbuluar të gjitha shpenzimet që kanë bërë për të deri më tani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.