Kokaina në furgon, lihen në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy personat që u arrestuan disa ditë më parë me kokainë. Mbrojtja e Mentor Çunit dhe Arjan Doçit kërkuan arrest në shtëpi ose garanci pasurore, por që nuk u pranua. Arjan Doçi është shoferi i furgonit ndërsa Mentor Çuni, pronari. Ata u arrestuan pasi në furgonin e mallrave […]

Maj 28, 2024 - 14:35
 0
Kokaina në furgon, lihen në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy personat që u arrestuan disa ditë më parë me kokainë.

Mbrojtja e Mentor Çunit dhe Arjan Doçit kërkuan arrest në shtëpi ose garanci pasurore, por që nuk u pranua.

Arjan Doçi është shoferi i furgonit ndërsa Mentor Çuni, pronari.

Ata u arrestuan pasi në furgonin e mallrave iu gjetën 7 pako me kokainë, të fshehura poshtë sediljes së shoferit.

Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili e priste sasinë prej 7.3 kilogramësh kokainë në Angli.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.