Kokainë e kanabis fshehur në kavanoz me oriz, arrestohen 3 shqiptarët në Itali: Si u kapën pas kontrollit të “Audi”-t

Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik droge nga policia italiane në Trentino mbrëmjen e djeshme (1 prill). Gjatë kontroleve të bëra nga policia në një automjet tip “Audi” u gjetën 2 doza kokainë dhe një pistoletë. Në bazë të kokainës dhe armës së gjetur, policia vendoi të kontrollojë edhe banesën e të riut shqiptar që […]

Prill 2, 2024 - 17:35
 0
Kokainë e kanabis fshehur në kavanoz me oriz, arrestohen 3 shqiptarët në Itali: Si u kapën pas kontrollit të “Audi”-t

Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik droge nga policia italiane në Trentino mbrëmjen e djeshme (1 prill).

Gjatë kontroleve të bëra nga policia në një automjet tip “Audi” u gjetën 2 doza kokainë dhe një pistoletë. Në bazë të kokainës dhe armës së gjetur, policia vendoi të kontrollojë edhe banesën e të riut shqiptar që drejtoteautomjetin.

Në momentin kur karabinierët mbërritën në banesën e të riut, dy shqiptarë tentuan të fshihnin diçka poshtë një makine të parkuar. Pas kontrollit të policisë, në qesen që shqitparët tentuan të fshihnin poshtë automjetit, u gjetën 8 kilogramë drogë, mes tyre kokainë dhe hashash. Në banesë u gjet edhe gjysmë kile kilogramë të fshehur në kavanozin me oriz./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.