Kokainë gati për shitje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e San Benedetto-s, në Itali. I riu shqiptar kishte parkuar automjetin në një qendër

Shkurt 9, 2024 - 12:26
 0
Kokainë gati për shitje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e San Benedetto-s, në Itali. I riu shqiptar kishte parkuar automjetin në një qendër tregtare, teksa gjatë kontrollit të kryer u gjet 1 kg kokainë në automjet.

“Një ekip i njësisë së radios operative dhe celulare ka identifikuar shpërndarësin e drogës në parkingun e qendrës tregtare Porto Grande”, thuhet në njoftim.

33-vjeçari është ndaluar teksa ndodhej në shoqërinë e një bashkëmoshatari, brenda makinës, disa momente para mbylljes së aktivitetit në qëndrën tregtare.

Më pas, gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjet municion luftarak./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.