“Kolegji” pranon kërkesën e Bashës: PD me dy anëtarë të KZAZ në zgjedhjet e Kukësit

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike zyrtare për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës. Kështu, partia e drejtuar nga Lulzim Basha kalon forcë e parë opozitare në këto zgjedhje. Ndërsa, Partia e Lirisë do të ketë të drejtën që të propozojë […]

Shtator 15, 2023 - 10:50
 0
“Kolegji” pranon kërkesën e Bashës: PD me dy anëtarë të KZAZ në zgjedhjet e Kukësit

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike zyrtare për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës.

Kështu, partia e drejtuar nga Lulzim Basha kalon forcë e parë opozitare në këto zgjedhje. Ndërsa, Partia e Lirisë do të ketë të drejtën që të propozojë një anëtar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki kishte vendosur një tjetër ndarje. Më konkretisht, Partia Socialiste do të propozonte tre anëtarë të KZAZ, dy do t’i propozonte Partia e Lirisë dhe një Partia Demokratike.

KAS i kishte dhënë të drejtë Celibashit, duke rrëzuar kështu ankimimin e PD-së. Por, Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në dhe KAS, duke pranuar kërkesën e PD-së.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.