Komandanti i KFOR-it: Nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në veri të Kosovës, duhet normalizim i marrëdhënieve

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia deklaroi se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm një zgjidhje politike. Ne, ushtria mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur gjallë dialogun”, tha Ristuccia për “La Reppublica“. Ai [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 16:55
 0
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në veri të Kosovës, duhet normalizim i marrëdhënieve

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia deklaroi se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm një zgjidhje politike. Ne, ushtria mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur gjallë dialogun”, tha Ristuccia për “La Reppublica“.

Ai theksoi se ajo që ndodhi gjatë fundjavës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Dua të jem optimist dhe të mendoj se ajo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë,” u shpreh Ristuccia.

Ristuccia shtoi se situata në veri të Kosovës aktualisht është më e qetë, por se ende është “thellësisht e paqëndrueshme”./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.