Kombëtarja grumbullohet për 2 “finalet”, në kërkim të pikës së Europianit

Kombëtarja shqiptare nis sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor. Sot pritet që grupi të jetë i plotë dhe trajneri Silvinho menjëherë të nisë nga puna. Nisja drejt Moldavisë e ekipit do të bëhet ditën e enjte paradite dhe kështu trajneri Silvinho do të ketë në dispozicion katër ditë kohë për […]

Nëntor 13, 2023 - 08:27
 0
Kombëtarja grumbullohet për 2 “finalet”, në kërkim të pikës së Europianit

Kombëtarja shqiptare nis sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor. Sot pritet që grupi të jetë i plotë dhe trajneri Silvinho menjëherë të nisë nga puna.

Nisja drejt Moldavisë e ekipit do të bëhet ditën e enjte paradite dhe kështu trajneri Silvinho do të ketë në dispozicion katër ditë kohë për t’u përgatitur.

Kombëtarja shqiptare luan fillimisht me Moldavinë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më vonë pret në Tiranë, Ishujt Faroe.

Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë për të prerë një biletë për në Gjermani aty ku do të zhvillohet dhe Europiani i 2024.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.