Kombëtarja kuqezi realizon fotot zyrtare përpara pjesëmarrjes në “Euro 2024”

Kombëtarja shqiptare po vazhdon fazën përgatitore në Austri, në prag të Euro 2024. Për disa momente, skuadra është shkëputur nga stërvitjet, por ka qëndruar në fushë. Seanca e lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit, u shoqërua me angazhimin e të gjithë futbollistëve, stafit dhe drejtuesve […]

Qeshor 5, 2024 - 12:10
 0
Kombëtarja kuqezi realizon fotot zyrtare përpara pjesëmarrjes në “Euro 2024”

Kombëtarja shqiptare po vazhdon fazën përgatitore në Austri, në prag të Euro 2024. Për disa momente, skuadra është shkëputur nga stërvitjet, por ka qëndruar në fushë.

Seanca e lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit, u shoqërua me angazhimin e të gjithë futbollistëve, stafit dhe drejtuesve të federatës, për fotografitë zyrtare përpara eventit në Gjermani.

Ashtu si edhe në Euro 2016, Kombëtarja shqiptare do të prezantohet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve. Për Euro 2024 u realizua një set special veshjesh për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.