Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për sfidën në Pragë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke. Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje […]

Shtator 6, 2023 - 21:24
 0
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për sfidën në Pragë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Republika Çeke – Shqipëri do të luhet më 7 shtator 2023, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

/a.d

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.