Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare të nëntorit

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit E, ato ndaj Moldavisë (17 nëntor në transfertë) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor në Tiranë). Braziliani ka bërë fare pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, teksa e vetmja risi është rikthimi në kombëtare i Arbnor […]

Nëntor 10, 2023 - 14:15
 0
Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare të nëntorit

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit E, ato ndaj Moldavisë (17 nëntor në transfertë) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor në Tiranë).

Braziliani ka bërë fare pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, teksa e vetmja risi është rikthimi në kombëtare i Arbnor Muçollit, mesfushorit që aktivizohet me Goteborgun suedez.

Sërish është lënë jashtë grumbullimit Armando Broja, i cili nuk po grumbullohet as nga Chelsea, për shkak dëmtimi.

Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në një Europian, teksa i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit për të prerë biletën për në Gjermani.

/a.r

Kombëtarja, Sylvinho publikon listën për ndeshjet vendimtare

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.