“Komisari i policisë në funksion të bandës”, Dritan Metaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit ka bërë rekus në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO. Ai

Dhjetor 24, 2023 - 12:06
 0
“Komisari i policisë në funksion të bandës”, Dritan Metaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit ka bërë rekus në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO.

Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.

Dritan Metaj, u ndalua në 9 tetor, gjatë fazës së dytë të operacionit “flakë në det”.

Sipas SPAK, Metaj dyshohet se ka ndihmuar baronin e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.

Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.