Komisioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin në detyrë, kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Valentin Preçi. Preçi u konfirmua në detyrë në janar të këtij viti, nga një trupë e përbëra nga nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar. Shuli dhe Komici vendosën në favor të konfirmimit, në mendim pakice Pine votoi […]

Maj 3, 2024 - 17:20
 0
Komisioneri Publik ankimon vendimin për konfirmimin në detyrë, kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Valentin Preçi.

Preçi u konfirmua në detyrë në janar të këtij viti, nga një trupë e përbëra nga nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar. Shuli dhe Komici vendosën në favor të konfirmimit, në mendim pakice Pine votoi për shkarkimin e tij.

Referuar dhe rekomandimeve të ONM-së, Komisioneri Publik vëren problematika sa i përket kriterit të pasurisë, të figurës dhe konfliktit të interesit.

Më konkretisht bëhet fjalë për një pasuri “Apartament banimi me sipërfaqe 84,54 m2” dhe “Garazh me sipërfaqe 14 m2” në Tiranë.

Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar se apartamenti dhe garazhi i mësipërm me çmim total blerje 50.000 euro, ka si burim kredi hipotekore dhe konsumatore, e para me vlerë 24.500 euro, si dhe e dyta me vlerë 5.500 euro.

Në përfundim, Ballhysa i kërkon Kolegjit që të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit dhe në përfundim të vendosë shkarkimin nga detyra të prokurorit Valentin Preçi

Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.