Komisioni Europian i jep 200 milionë euro Rumanisë për të mos prerë pemët

Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit. “Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të […]

Gusht 11, 2023 - 23:00
 0
Komisioni Europian i jep 200 milionë euro Rumanisë për të mos prerë pemët

Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.

“Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.

Vitet e fundit, Rumania është kritikuar shpesh nga BE-ja për dështimin në luftën kundër shpyllëzimit të paligjshëm.

Qeveritë rumune të viteve të fundit kanë implementuar një sërë masash për të luftuar prerjet e pyjeve, mes të cilave edhe ngritjen e një prokurorie të posaçme dhe force policore.

Por organizatat mjedisore thonë se këto masa nuk kanë qenë mjaftueshëm efektive dhe prerja vijon, sidomos në pyjet e mbrojtura.

Në maj, një grup faktmbledhës nga PE udhëtoi drejt Rumanisë për të parë nga afër progresin në këtë fushë. Raporti final pritet në muajt e ardhshëm.

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.