Komisioni Evropian: Ukraina dhe Moldavia gati për hapjen zyrtare të bisedimeve të pranimit në BE

Komisioni Evropian tha të premten, 7 qershor, se Ukraina dhe Moldavia janë mjaftueshëm gati për hapjen zyrtare të bisedimeve të pranimit në BE.

Qeshor 7, 2024 - 18:25
 0

Komisioni u konfirmoi ambasadorëve të BE-së se Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur hapat e tyre të jashtëzakonshëm të reformës, për të filluar bisedimet zyrtare, thanë njerëz të afërt me negociatat.

“Ne konsiderojmë se të gjitha hapat janë përmbushur nga të dy vendet. Tani vendimi është në duart e shteteve anëtare,” u tha gazetarëve në Bruksel pas bisedimeve zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Ekzekutivi i BE-së u tha gjithashtu të dërguarve të BE-së se një Konferencë I ndërqeveritare (IGC) për Malin e Zi mund të mbahet shpejt, pas hapave pozitivë të ndërmarrë dhe kërkesave të përmbushura./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.