Komisioni i Ligjeve, vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Në kuadrin e mbikëqyrjes parlamentare, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, dhe anëtarë të këtij Komisioni zhvilluan një vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror. Piro Lutaj, Drejtor i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, dhe stafi i institucionit i informuan deputetët mbi ecurinë e shërbimit, sfidat dhe masat […]

Shtator 28, 2023 - 10:45
 0
Komisioni i Ligjeve, vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Në kuadrin e mbikëqyrjes parlamentare, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, dhe anëtarë të këtij Komisioni zhvilluan një vizitë monitoruese në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Piro Lutaj, Drejtor i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, dhe stafi i institucionit i informuan deputetët mbi ecurinë e shërbimit, sfidat dhe masat e planifikuara për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Paketa e sigurisë në shkolla, Balla: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin e nxënësve

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, nënvizoi se me ndryshimet e reja të legjislacionit në fushën e përmbarimit gjyqësor, Komisioni dhe Kuvendi presin që të përmirësohet ndjeshëm shërbimi publik në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore apo titujve të tjerë ekzekutivë në drejtim të cilësisë dhe afateve të arsyeshme, të rriten kapacitetet profesionale dhe të forcohet integriteti i trupës së përmbaruesve publikë.

Plotësimi i këtyre pritshmërive do të rrisë besimin e qytetarëve tek shërbimi përmbarimor publik, theksoi ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.