Komisioni i Shëndetësisë fut azotin në listën e lëndëve narkotike

Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim. Kjo lëndë përdoret gjerësisht nga të rinjtë, duke u shkaktuar atyre probleme shëndetësore. Për të folur mbi këtë temë […]

Dhjetor 12, 2023 - 17:23
 0
Komisioni i Shëndetësisë fut azotin në listën e lëndëve narkotike

Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim. Kjo lëndë përdoret gjerësisht nga të rinjtë, duke u shkaktuar atyre probleme shëndetësore.

Për të folur mbi këtë temë në emisionin “Jetë Shqiptare” foli në një lidhje Skype eksperti i shëndetit publik në Londër Leidon Shapo. Ai theksoi se Britania e Madhe këtë vit pritet të nxjerr ligjin për të ndaluar këtë lloj substance.

“Situata në Britaninë e Madhe nuk është shumë e ndryshme nga sa është në vende të tjera. Shqipëria, është interesante që ato gjëra që ja ndaloi regjimi i ka kapur me shpejtësinë e zërit. Gjithsesi ajo që vihet re është që në Mbretërinë e Bashkuar rreth shtatorit u debatua në parlament sepse të dhënat tregonin se prevalenca e marrjes së N2O-së i cili shpesh quhet dhe “gazi i të qeshurës” që nuk zgjat më shumë se disa sekonda deri në një minutë në varësi për sa kohë është përdorur tullumbacja etj në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës së pandemisë ka pasur rreth 9-10% përdorim tek mosha 16-24 vjeç dhe kjo erdhi duke rënë dhe të dhënat 21-22 tregojnë se jemi të 4%. Kjo nuk e ndaloi aspak parlamentin anglez të shqyrtonte të gjithë evidencat dhe të shikonte që nuk është problemi sa shumë e përdorin dhe kush e përdor por vihet re që janë të njëjtat grupe në risk të cilët që nga mosha 11-15 përdorin vape pastaj nuk kënaqen me to dhe tentojnë të provojnë kanabisin. Ka shumë vite që në Britaninë e Madhe fëmijëve nuk u shitet kanabis origjinal i cili do më shumë kohë për varësi për të bërë dëmet e tij neurologjike etj.

Po të shikojmë të dhënat ka një vdekje nga N2O nga një milion përdorues ndërkohë që ka 28 mijë vdekje nga 40 milion përdorues të pijeve alkoolike. Nuk është se ky gaz është vdekje prurës sigurisht që është tjetër të merret nga bombola dhe tjetër të merret me tullumbace. Në varësi sa kohë përdoret, kush e përdor dhe sasia në kohë dhe grupet në risk këto krijojnë atë që detyruan parlamentin që të thoshte se brenda këtij viti të vihet legjislacioni përkatës. Kjo quhet droge e kategorisë C dhe dëmet i bën kombinuar me gjithçka tjetër.

Në rast se kapesh me këtë drogë dënohesh deri në dy vjet nëse e prodhon dhe e shet dënimi shkon deri në 14 vjet. Dhe është shtuar numri i personave që çohet në gjykatë. Po bëhet çmos që në legjislacionin përkatës kjo lloj droge të hiqet tërësisht nga përdorimi sepse është parë që përdoruesit për një kohë të gjatë sjellin problematiken më të madhe”, u shpreh mjeku Leidon Shapo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.