Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Të paktën 53 kolegë na janë vrarë nga lufta Izrael-Hamas

Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori ka arritur në të paktën 53, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Raportohet se bëhet fjalë për46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, të vrarë gjatë detyrës. Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter, të cilët punonin për median […]

Nëntor 22, 2023 - 09:39
 0
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Të paktën 53 kolegë na janë vrarë nga lufta Izrael-Hamas

Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori ka arritur në të paktën 53, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Raportohet se bëhet fjalë për46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, të vrarë gjatë detyrës.

Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter, të cilët punonin për median libaneze “Al Mayadeen”. Ata u vranë në sulmet izraelite në Libanin jugor të martën.

 “Kjo është një zonë me armiqësi aktive, ku ndodhin shkëmbime zjarri. Prania në zonë është e rrezikshme”, shtoi ushtria izraelite të martën. 

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti që nga 7 tetori ka qenë periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të gjurmonte të dhënat në 1992.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.