Kompani, apartamente e makina/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela. Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha sot dhe u hodh poshtë kërkesa e bashkëshortes së Gëzim Çelës për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh. Po ashtu, […]

Prill 23, 2024 - 16:15
 0
Kompani, apartamente e makina/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha sot dhe u hodh poshtë kërkesa e bashkëshortes së Gëzim Çelës për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh. Po ashtu, u la në fuqi urdhëri i prokurorit të SPAK për sekuetsron e një llogarie bankare me vlerë 100 mijë euro dhe disa automjeteve.

Çela, njihur si “Baroni i Drogës” u arrestua gjatë një hetimit ndaj një rrjeti narkotrafikantësh në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku ai kishte gjetur strehim. Ndërkohë, në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht 2023, pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.