Kompanitë shqiptare investojnë kapital jashtë vendit, niveli më i lartë që nga 2008

Kompanitë shqiptare po investojnë më shumë kapital jashtë vendit. Në pjesën e parë të vitit, vlera e investimit u rrit rreth 40%, në krahasim me vitin 2022. Investimet e kompanive shqiptare jashtë vendit po zgjerohen. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se në pjesën e parë të vitit, vlera e tyre arriti 126 mln euro. […]

Shtator 25, 2023 - 16:20
 0
Kompanitë shqiptare investojnë kapital jashtë vendit, niveli më i lartë që nga 2008

Kompanitë shqiptare po investojnë më shumë kapital jashtë vendit. Në pjesën e parë të vitit, vlera e investimit u rrit rreth 40%, në krahasim me vitin 2022.

Investimet e kompanive shqiptare jashtë vendit po zgjerohen.

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se në pjesën e parë të vitit, vlera e tyre arriti 126 mln euro. Në vitin 2021, për të njëjtën periudhë ato kushtonin 20 mln euro, ndërsa në vitin 2022, 90 mln euro.

Shifrat tregojnë se ky vit regjistron nivelin më të lartë historik të investimeve shqiptare jashtë vendit, që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë ka nisur të regjistrojë llogaritjet.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit.

Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 72% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit. Pjesa tjetër është huave e dhënë nga aksionerët shqiptarë për kompanitë bija të vendosura jashtë vendit.

Nga ana tjetër, edhe investimet e huaja në Shqipëri kanë njohur rritje rekord, duke sjellë në ekonominë tonë përgjatë 6-mujorit të parë, 686 milionë euro.

Këto flukse parash, i kanë marrë pasuritë e paluajtshme me 20% të totalit, e më pas vijnë sektorët e hidrokarbureve, financiare dhe energjetikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.