Konferenca në Paris, 20 liderë evropianë do t’i dërgojnë një mesazh Putinit

Rreth 20 liderë evropianë do të mblidhen në Paris këtë të hënë për t’i dërguar presidentit rus, Vladimir Putin një mesazh të vendosmërisë

Shkurt 26, 2024 - 12:15
 0
Konferenca në Paris, 20 liderë evropianë do t’i dërgojnë një mesazh Putinit

Rreth 20 liderë evropianë do të mblidhen në Paris këtë të hënë për t’i dërguar presidentit rus, Vladimir Putin një mesazh të vendosmërisë evropiane për të mbështetur Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, siç njoftoi Franca, ata do të kërkojnë t’i përgjigjen pretendimeve të Moskës se Rusia do ta fitojë luftën, e cila po hyn në vitin e saj të tretë.

Presidenti francez,Emmanuel Macron ka ftuar homologët e tij evropianë në Pallatin Elysee për një takim pune të cilin e konsideroi si emergjencë për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus në javët e fundit.

“Ne duam t’i dërgojmë Putinit një mesazh shumë të qartë se ai nuk do të fitojë në Ukrainë,” u tha gazetarëve një këshilltar i Macron.

Pas sukseseve fillestare në zmbrapsjen e ushtrisë ruse, Ukraina ka pësuar disfata në fushat e betejës lindore, me gjeneralët e saj që ankohen për mungesë armësh dhe ushtarësh.

Në konferencë do të marrin pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, sekretari i jashtëm britanik David Cameron, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri holandez Mark Rutte, si dhe liderë nga vendet nordike dhe baltike. Pasdite në Paris do të mbërrijë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis .

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Kanadaja nga Sekretari i Mbrojtjes, Bill Burr./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.