Konfirmimi: Armando Broja largohet nga Chelsea

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja do largohet nga Chelsea në fundin e këtij sezoni. 22-vjeçari është i huazuar deri në fundin e qershorit te Fulham dhe pas këtij momenti i ka kërkuar klubit mëmë (Chelsea) një ndarje pëfundimtare. Diçka të tillë e bën me dije i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Gazetari italian tregon se […]

Maj 7, 2024 - 17:10
 0
Konfirmimi: Armando Broja largohet nga Chelsea

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja do largohet nga Chelsea në fundin e këtij sezoni. 22-vjeçari është i huazuar deri në fundin e qershorit te Fulham dhe pas këtij momenti i ka kërkuar klubit mëmë (Chelsea) një ndarje pëfundimtare.

Diçka të tillë e bën me dije i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Gazetari italian tregon se ndarja përfundimtare do ndodhë gjatë verës, me Chelsean që do lejojë Brojën të gjejë një destinacion të ri.

Për djaloshin kuqezi janë disa klube evropiane të interesuara, ndërsa nuk është çudi që ai të mbetet sërish në Premier League.

“Chelsea dhe Armando Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi i përhershëm pritet të ndodhë sapo Broja të kthehet nga huazimi në Fulham. Sulmuesi shqiptar është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premier League, duke e parë atë si objektivin kryesor”, thotë Romano.

Këtë sezon Broja nuk po gjen veten, ndërsa në 26 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një rast. Në total Broja ka marrë 753 minuta me Chelsean dhe Fulham (prej janarit 2024). Për momentin sipas “Transfermarkt” vlera e tij në treg është 28 milionë euro.

Pritet që ai të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për në Euro 2024 dhe performaca në Gjermani do e ndihmojë djaloshin që të vendos të ardhmen./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.