Konfirmohet vdekja e Prigozhin/ Rusia: Analizat tregojnë se kreu i Wagner ishte mes 10 viktimave

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, është konfirmuar i vdekur pas analizave gjenetike të trupave që u gjetën në mbetjet e avionit privat, që

Gusht 27, 2023 - 14:34
 0
Konfirmohet vdekja e Prigozhin/ Rusia: Analizat tregojnë se kreu i Wagner ishte mes 10 viktimave

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, është konfirmuar i vdekur pas analizave gjenetike të trupave që u gjetën në mbetjet e avionit privat, që u rrëzua të mërkurën. Grupi hetimor rus ka deklaruar se identitetet e 10 viktimave korrespondonin me listën e pasagjerëve të publikuar më herët nga autoritetet.

 

Në bordin e avionit privat, përveç Yevgeni Prigozhin, ndodheshin edhe 6 anëtarë të tjerë të grupit Wagner si dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Avioni, i cili ishte nisur nga Moska për në Shën Petersburg, u rrëzua në rrethana ende të paqarta të mërkurën në veri të kryeqytetit rus.

 

Teoria kryesore, që besohet gjerësisht është hakmarrja e mundshme e Vladimir Putin ndaj ish-mikut të ngushtë, të shpallur tradhtar.

 

Moska zyrtare, përmes zëdhënësit Domitry Peskov, i mohoi akuzat, por megjithatë kjo nuk është hera e parë që Putin përflitet për eliminimin fizik të kritikëve të tij.  Edhe më herët kundërshtarë të tjerë të presidentit apo që kanë dalë kundër interesave të tij kanë vdekur në rrethana të paqarta ose kanë vuajtur pasoja të tjera.

 

Yevgeni Prigozhin ishte një ish-i burgosur dhe pronar i një rrjeti restorantesh, i cili u bë i njohur për marrëdhënien e ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin dhe rolin e ushtrisë mercenare Wagner në luftën ndaj Ukrainës.

 

Ai u bë faktor kyç kur nisi sulmi ndaj Kievit më shumë se një vit më parë dhe ushtria e tij famëkeqe u vendos në front të betejave kryesore. Por gjatë muajve të fundit u bë e qartë se marrëdhëniet e Prigozhin më ushtrinë ruse ishin shumë të tensionuara.

 

Dikur një mik i ngushtë i presidentit rus, në qershor të këtij viti Prigozhin udhëhoqi kryengritjen e armatosur kundër Vladimir Putin dhe ushtrisë së tij. Rebelimi jetëshkurtër dështoi pas ndërhyrjes së Bjellorusisë. Që prej asaj kohe Prigozhin u shfaq rrallë.

 

Pas aksidentit të dyshimtë që i mori jetën Prigozhin, mbetet në pikëpyetje fati i grupit të mercenarëve Wagner. Anëtarët e tij e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë nga Putin, ndërsa ky i fundit iu ka kërkuar atyre të betohen për besnikëri ndaj ushtrisë ruse.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.