Konflikt masiv për ‘shtëpinë e barit’ në Britani, i përfshirë një shqiptar! 22-vjeçari para gjykatës: Më ktheni në Shqipëri

Një përplasje e dhunshme mes bandave në lagjen Calcott, Stirchley të Telfordit në Britaninë e Madhe ka tronditur banorët e zonës aty pranë, duke bërë bujë edhe në mbarë publikun britanik. Shkak i përplasjes agresive mes disa personave të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shkopinj golfi raportohet të jetë një fermë kanabisi, e cila ndodhet […]

Shkurt 26, 2024 - 21:05
 0
Konflikt masiv për ‘shtëpinë e barit’ në Britani, i përfshirë një shqiptar! 22-vjeçari para gjykatës: Më ktheni në Shqipëri

Një përplasje e dhunshme mes bandave në lagjen Calcott, Stirchley të Telfordit në Britaninë e Madhe ka tronditur banorët e zonës aty pranë, duke bërë bujë edhe në mbarë publikun britanik.

Shkak i përplasjes agresive mes disa personave të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shkopinj golfi raportohet të jetë një fermë kanabisi, e cila ndodhet po në zonën ku ka ndodhur dhuna.

Sipas mediave të huaja, në këtë sherr masiv dhe të ashpër ka qenë dhe një shqiptar, i njohur si Amadeo Çela, 22 vjeç.

I riu shqiptar është një emigrant i cili ka hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme.

22-vjeçari shqiptar, së bashku me agresorët e tjerë u arrestuan në flagrancë nga drejtësia britanike, duke përfunduar më pas para togave të zeza, në Gjykatën e Kurorës Shreësbury.

Çela rrezikon të dënohet nga drejtësia britanike me 9 muaj burg. Gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur dëshirën që pas kryerjes së dënimit të depërtohej drejt Shqipërisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.