Konflikt mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset me thikë 15-vjeçari
Një konflikt mes dy adoleshentëve në Tiranë ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari. Policia njofton se ky i fundit është plagosur
Një konflikt mes dy adoleshentëve në Tiranë ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari.
Policia njofton se ky i fundit është plagosur me thikë nga një 16-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Adoleshenti i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit“, njofton policia.
What's Your Reaction?