Konflikt mes dy personave në Korçë, burri godet me sende të forta në kokë 55-vjeçarin

Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri per motive të dobëta në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës. Sipas

Prill 28, 2024 - 23:40
 0
Konflikt mes dy personave në Korçë, burri godet me sende të forta në kokë 55-vjeçarin

Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri per motive të dobëta në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur Artan Fejzo i cili ka dëmtime të shumta në kokë dhe për këtë është nisur me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit 49 vjecarin Altin Sali i cili po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për këtë ngjarje.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se 55 vjecari Artan Fejzo ka debatuar fort me Altin Sali të cilët mësohet se kanë qenë nën avujt e alkoolit në momentin e kësaj ngjarje

Policia deri tani nuk ka shpjeguar më tepër lidhur me ngjarjen./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.