Konflikti Izael-Hamas/ Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës

Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës me Izraelin. Tashmë, agjencitë që ndodhen në terren duke u ardhur në ndihmë civilëve po bëjnë thirrje për armëpushim, pasi sipas mjekëve, nëse Izraeli bën bllokadë ndaj karburantit, shumë foshnja dhe të pacientë të tjerë në spitale mund të vdesin. Izraeli […]

Tetor 24, 2023 - 13:05
 0

Të paktën 2000 fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga nisja e luftës me Izraelin.

Tashmë, agjencitë që ndodhen në terren duke u ardhur në ndihmë civilëve po bëjnë thirrje për armëpushim, pasi sipas mjekëve, nëse Izraeli bën bllokadë ndaj karburantit, shumë foshnja dhe të pacientë të tjerë në spitale mund të vdesin.

Izraeli ka intensifikuar fushatën e bombardimeve në brezin e rrethuar, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi të hënën se vendi po përgatitet për një “operacion shumëpalësh” mbi grupin militant Hamas që kontrollon Gazën nga “ajri, toka dhe deti”.

Udhëheqja izraelite është zotuar të zhdukë Hamasin në përgjigje të sulmeve terroriste vdekjeprurëse të 7 tetorit, kur edhe u morën peng qindra qytetarë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.