Konflikti Izrael-Hamas/ Britania e Madhe dërgon anije dhe avionë në Mesdheun Lindor

Nuk është vetëm Amerika, aleatja që është zotuar të mbrojë me çdo kusht Izraelin në kushtet e një lufte, ku qeveria në Jerusalem synon fundin e grupimit ushtarak të Hamasit. Pasi Antony Blinken paralajmëroi të gjitha shtetet që të mos guxojnë të sulmojnë Izraelin sa kohë ekziston Amerika, si dhe u kujtoi stacionimin e aeroplanmbajtëses […]

Tetor 13, 2023 - 12:50
 0
Konflikti Izrael-Hamas/ Britania e Madhe dërgon anije dhe avionë në Mesdheun Lindor

Nuk është vetëm Amerika, aleatja që është zotuar të mbrojë me çdo kusht Izraelin në kushtet e një lufte, ku qeveria në Jerusalem synon fundin e grupimit ushtarak të Hamasit.

Pasi Antony Blinken paralajmëroi të gjitha shtetet që të mos guxojnë të sulmojnë Izraelin sa kohë ekziston Amerika, si dhe u kujtoi stacionimin e aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford në Mesdheun lindor, edhe Britania e Madhe e Gjermani po ndjekin hapa të ngjashëm.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të dërgojë anije, marinsat mbretërorë dhe aeroplanë spiunazhi për të ndihmuar Izraelin në terren, ndërsa Berlini zyrtar ka vendosur të japë hua dronë për të bombarduar Gazën teksa flota amerikane qëndron e gatshme në çdo moment për të intervenuar.

Rishi Sunak ka miratuar paketën ushtarake, ditën e djeshme, ndërsa qeveria do të shtojë numrin e fluturimeve për evakuimin e rreth 60.000 britanikëve që jetojnë në Izrael dhe Gaza.

Përkrah aleatëve tanë, vendosja e ushtrisë sonë të klasit botëror do të mbështesë përpjekjet për të siguruar stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha Sunak teksa njoftonte mbështetjen për Izraelin.

Downing Street bën me dije se anijet patrulluese të Marinës Mbretërore, aeroplanët spiunë dhe ushtarët do të nisen sot drejt rajonit, për t’u vendosur, po ashtu, në Mesdheun lindor.

Paketa ushtarake përfshin aeroplanë P8, asete mbikëqyrjeje, dy anije të Marinës Mbretërore, anijet Ndihmëse të Flotës Mbretërore (RFA) Lyme Bay dhe Argus, tre helikopterë Merlin dhe një kompani e Marinsave Mbretërore.

Dy avionët e vëzhgimit do të fluturojnë nesër për në bazën britanike RAF Akrotiri në Qipro dhe nga atje, ata mund të kryejnë misione vëzhgimi mbi Gazën dhe Izraelin.

Ato do të përdoren për të gjurmuar kërcënimet, duke përfshirë transferimin e armëve te grupet terroriste.

Sakaq, një grup pune i Marinës Mbretërore do të zhvendoset gjithashtu në Mesdheun lindor, javën e ardhshme, si një masë emergjente për të mbështetur përpjekjet humanitare.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.