Konflikti Izrael-Palestinë/ Pala kineze do të bëjë përpjekje për zbutjen e konfliktit dhe rifillimin e paqes

Konflikti aktual midis Izraelit dhe Palestinës ka mbushuar një muaj. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të mërkurërn se si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtar përgjegjës i komunitetit ndërkombëtar, pala kineze do të vazhdojë lidhje të ngushta me palë të ndryshme dhe […]

Nëntor 9, 2023 - 14:22
 0
Konflikti Izrael-Palestinë/ Pala kineze do të bëjë përpjekje për zbutjen e konfliktit dhe rifillimin e paqes

Konflikti aktual midis Izraelit dhe Palestinës ka mbushuar një muaj. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të mërkurërn se si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtar përgjegjës i komunitetit ndërkombëtar, pala kineze do të vazhdojë lidhje të ngushta me palë të ndryshme dhe të bëjë përpjekjë më të mëdha për mbrojtjen e banorëve të thjeshtë, zbutjen e konfliktit, rifillimin dhe realizimin e paqes.

Wang tha se pala kineze është e shqetësuar për njerëzit që humbën jetën në konfliktin palestinezo-izraelit dhe e shqetësuar nga fatkeqësia humanitare në Gazë.

“Qytetarët e Izraelit dhe të Palestinës nuk duhet të bëhen qëllimi i sulmeve të armatosura dhe nuk duhet të jenë objekt i dënimit kolektiv. Dhuna s’mund të fitojë mbi paqen. Lëshimi i pengjeve, mbrojtja e sigurisë për banorët, hapja e rrugës së ndihmës humanitare, rifillimi i dialogut janë përgjegjësinë e palëve përkatëse, si dhe qëllimi që komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet të realizojë. ”

Wang u shpreh se pas fillimit të konfliktit të kësaj here, pala kineze është përpjekur gjithmonë për zbutjen e konfliktit dhe nxitjen e armëpushimit.

“Pala kineze mbështet vendet arabe dhe islamike që të forcojnë ndërmjetësimin, të nxitin armëpushimin duke rifilluar bisedimet e paqes citon CMG.Pala kineze propozon që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë sa më shpejt veprime përgjegjëse për të mbrojtur banorët e thjeshtë dhe për të zbutur situatën humanitare. Pala kineze bëri thirrje që të organizohet dialogu ndërkombëtar i paqes për të arritur dakordësi të reja për rifillimin dhe realizimin e “dy vendeve”. ”

Sipas njoftimeve, presidenti francez shpalli se më 9 nëntor do të organizohet në Francë “Konferenca Humanitare” për Gazën. Wang tha se i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për problemet e Lidhjes së Mesme do të marrë pjesë në Konferencën Humanitare Ndërkombëtare për mbështetjen ndaj popullsisë së Gazës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.