Konflikti në Lindjen e Mesme dhe nafta, luhatje çmimesh në tregjet globale, priten reflektime edhe në Shqipëri

Vetëm pak orë pas sulmit me dronë e raketa e Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 71 cent për të shkuar në 90.45 dollarë për fuçi. Por pauza, të paktën për momentin ka reflektuar në një prej tregjeve më të ndjeshme në botë, atë të hidrokarbureve. Një fuçi naftë po […]

Prill 15, 2024 - 15:50
 0
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe nafta, luhatje çmimesh në tregjet globale, priten reflektime edhe në Shqipëri

Vetëm pak orë pas sulmit me dronë e raketa e Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 71 cent për të shkuar në 90.45 dollarë për fuçi.

Por pauza, të paktën për momentin ka reflektuar në një prej tregjeve më të ndjeshme në botë, atë të hidrokarbureve. Një fuçi naftë po tregohet sot për 89.47 dollarë.

Megjithatë kjo nuk pritet të zgjasë shumë. Çmimet e naftës mund të rriten në 100 dollarë për fuçi dhe më tej nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit. Madje nëse sulmet do të përshkallëzonin, brenda pak ditësh një fuçi naftë do mund të rritej në 130 dollarë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.